Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Urimet gjatë ditës së Bajramit

Hafidh Xhelal-ud-Din es-Sujuti (v. 911)
El-Haui lil-Fetaua (1/82)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
 
Ebu Ahmed el-Fardhi transmeton në e librin e tij ”el-Mashjakhah” me isned të mirë nga Xhubejr bin Nufejr i cili ka thënë: ”Sahabët e të dërguarit të Allahut ﷺ e kishin zakon t’i thoshin njëri-tjetrit kur ata takoheshin në ditën e Bajramit:
 
تَقَبَّلَ اللهُ مِنَّا وَ مِنْكُمْ  
 
”Allahu na i pranoftë neve dhe juve.”
 
Gjithashtu transmeton Zahiri me isned të mirë nga Muhammed bin Zijad el-Alhani i cili ka thënë: ”Unë e pashë Ebu Umameh el-Bahilin duke u thënë shokëve të tij gjatë ditës së Bajramit:
 
El-Bejhaki ka transmetuar nga Adham, shërbëtori i Umer bin Abdil-Azizit, i cili ka thënë: ”Ne e kemi pasur zakon t’i themi Umer bin Abdil-Azizit:
 
”Allahu na i pranoftë neve dhe ty, o udhëheqësi i besimtarëve.”
Ai përgjigjej në të njëjtën mënyrë dhe nuk e urrente këtë vepër.”
 
Tabarani transmeton në librin e tij Ed-Dua nga Shu’beh bin Haxhaxh i cili ka thënë:
 
”Unë e takova Junus bin Junusin dhe i thash atij:
 
”Allahu na i pranoftë neve dhe ty.”
 
Ai mu përgjigj në të njëjtën mënyrë.
 
Tabarani transmeton edhe nga Haushab bin Akil i cili ka thënë:
 
”Kam takuar el-Hasan el-Basriun në ditën e Bajramit dhe i thash atij:
 
”Allahu na i pranoftë neve dhe ty.”
 
Ibn Hibani transmeton në librin e tij eth-Thikat nga Ali bin Thabit i cili ka thënë:”Kam pyetur Malikun në lidhje me urimin e njerëzve:

”Allahu na i pranoftë neve dhe juve.”

Ai tha: kjo praktikohet tek ne edhe sot.

Shpërndaje: