Alameh Abdul-Aziz bin Abdil-lah Alush-Shejkh
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=WqbbgGjdSPI&feature=youtu.be
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi për shprehjen “Xhuma të bekuar (جمعة مباركة)”?
Përgjigje: Kjo është e pa argument. Në telefonat celularë po qarkullon mesazhi “Xhuma të bekuar (جمعة مباركة)”. Pa dyshim xhumaja është e bekuar, dhe një ditë me të cilën Allahu na ka veçuar dhe i ka devijuar jehudët dhe të krishterët, por të urohet për këtë në çdo xhuma, kjo nuk ka argumet.