Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Urinimi pas orgazmës

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Nurun ‘ale-Derb (46 A)
Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A konsiderohet njeriu i pastër nëse ai pastrohet menjëherë pas orgazmës, por që nuk ka urinuar para pastrimit? Unë kam dëgjuar se nuk duhet të pastrohemi nga xhunubllëku deri sa të urinojmë.

Përgjigje: Kjo nuk është e vërtetë. Nëse jeni pastruar menjëherë pas orgazmës edhe nëse nuk keni urinuar, është arritur qëllimi i duhur. Allahu (subhaneu ue te ala) ka thënë:

وَإِن كُنتُمْ جُنُبًا فَاطَّهَّرُواْ

“Nëse jeni të papastër (xhunub), atëherë pastrohuni (duke u larë krejtësisht)!” 5:6

Pra, urinim pas raportit seksual nuk është kusht që pastrimi të jetë i vlefshëm. Megjithatë, për nga aspekti mjekësorë, është më mirë që njeriu të urinoj pas raportit seksual, në mënyrë që të mos mbetet diçka nga sperma në traktin urinar. Dhe se, gjatë urinimit ato dalin. Prandaj thuhet se duhet urinuar pas raportit seksual qoftë edhe nëse del një pikë e vetme. Mirëpo, kjo nuk kusht që pastrimi të jetë i vlefshëm.

Shpërndaje: