Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Urrejtja ndaj arabëve

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Burimi: Iktidha-us-Sirat el-Mustakim (1/435-437)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

El-Kirmani ka thënë:

510 – Ebur-Rabi ez-Zahrani na tregoi: Shuxhe bin Uelid na tregoi, nga Kabus bin Ebi Dhibjan, nga babai i tij, nga Selmani (radijAllahu alejhi ue selem) i cili tha:

“I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) më tha: “O Selman! Mos më urre mua, sepse ti e braktisë fenë tënde.” I thashë: “O i dërguari i Allahut! Si të urrej ty kur jam udhëzuar përmes teje?” Ai tha: “Nëse i urren arabët me këtë më urren edhe mua.”1

Kjo dëshmon se urrejtja ndaj popullit arab është mosbesimi ose të paktën shkakton mosbesimin, dhe urrejtja nda tyre nënkupton urrejtje ndaj Profetit. Nënkupton që ata të jenë më të mirë se popujt tjerë dhe se dashuria për ta sjell besim të fortë. Nëse urrejtja kundër tyre do të kishte qenë si urrejtje ndaj të gjithë popujve të tjerë kjo nuk do të shkaktonte mosbesim apo urrejtje ndaj të dërguarit (salAllahu alejhi ue selem). Kur ai tha se urrejtja kundër tyre shkakton mosbesimin dhe urrejtje ndaj të dërguarit kjo do të thotë se urrejtja ndaj tyre është më e keqe se urrejtja ndaj popujve të tjerëve. Kjo dëshmon se ata janë më të mirët. Sepse dashuria dhe urrejtja lidhen me meritat dhe vlerat. Aq më e rëndë të jetë urrejtja është kundër diçkaje, aq më shumë tregon për meritat dhe vlerat e tij. Kjo gjithashtu dëshmon se dashuria ndaj saj është fe sepse ajo përbëhet nga merita shtesë …

Harb el-Kirmani dhe të tjerët kanë argumentuar me këtë hadith. Ata gjithashtu përmendën transmetimin:

“Dashuria ndaj arabëve është besim, dhe urrejtja kundër tyre është hipokrizi dhe mosbesim.”

Vetëm ky zinxhir në vete është i diskutueshëm. Ndoshta ai është transmetuar përmes rrugëve të tjera. Unë vetë e kam sjellë atë sepse përputhet me kuptimin e hadithit të Selmanit. Në të është qartë se urrejtja kundër tyre është një lloj mosbesimi. Kjo do të thotë se dashuria ndaj tyre është një lloj besimi. Kështu ky hadith është në përputhje me të.



1 Ahmedi (23731), Tirmidhi (3927) dhe Tejalisi (693). Tirmidhi ka thënë:

“Hadithi është i mirë dhe garib. Ne nuk e njohim atë nga dikush tjetër përveç Ebu Badr Shuxhe bin el-Ualidit. E kam dëgjuar Muhammed bin Ismailin duke thënë: “Ebu Dhibn kurrë nuk e ka përjetuar Selmanin. Salmani vdiq para Aliut.

el-Hakimi ka thënë:

“Zinxhiri i hadithit është autentik dhe as Bukhari apo Muslimi nuk e kanë transmetuar atë.” (El-Mustedrek (4/86))

Dhehebi ka thënë:

“Është folur në lidhje me Kabusin.”

Shpërndaje: