Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Urtësia në shpejtimin e iftarit

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Fet’h Dhil-Xhalal uel-Ikram (7/109)
www.perlatmuslimane.com

661 – Sehl bin Sad (radijAllahu anhu) ka transmetuar se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Njerëzit do të vazhdojnë të jenë në mirësi përderisa e shpejtojnë iftarin.”

Transmeton Bukhari dhe Muslimi.

Profeti ﷺ ka thënë për atë që shpejton në këtë veprim, ai shpejton diçka që Allahu ia ka lejuar atij pasi që ia kishte ndaluar atë më parë. Që diçka fillimisht ka qenë e ndaluar e më pas është lejuar, kjo gjë është dhuratë e madhe prej Allahut (azze  ue xhel), dhe shpejtimi për tek dhuratat e Allahut është diçka e rekomanduar ngase Allahu dëshiron të sheh gjurmët e dhuratave tek robërit e Tij.

Së dyti, kjo do të thotë që të bëhet dallimi nga ajo që bënin të nasarat dhe jehudët të cilët e kishin zakon ta shtynin iftarin. E nuk ka dyshim se është mirë të dallohemi nga jehudët dhe nasarat. Nga kjo mësojmë se nuk është korrekte për të bërë atë që disa bëjnë, presin minuta shtesë dhe nuk bëjnë iftar pasi dielli të ketë perënduar. Kjo gjë nuk është e lejuar.

Shpërndaje: