Imam Jahja bin Sharaf en-Nevevi (v. 677)
Burimi: Sherh Sahih Muslim (14/6)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Imam Muslimi ka thënë:
2050 – Ebut-Tahir më tregoi: Abdullah bin Uehb na tregoi, nga Junusi, nga Ibn Shihabi, nga Ebu Selemeh bin Abdirr-Rrahman, nga Xhabir bin Abdilah i cili tha:
”Një herë, kur ishim me profetin (salAllahu alejhi ue selem) kaluam pranë Dhahran dhe filluam të mbledhim manaferra nga një pemë e quajtur salvadora persica1 pas së cilës profeti (salAllahu alejhi ue selem) tha: ”Mblidhni të zezat.” Ne i thamë: ”O i dërguari i Allahut! Duket sikurse ti ke kullosor dele.” Ai tha: ”Po. Cili profet nuk ka kullosor dele?”
Në hadith dëshmohet virtyti i kullotjes së deleve. Dijetarët thonë se urtësia pas kullotjes së deleve nga profetët (salAllahu alejhim ue selem) ishte që ata të përjetojnë modestinë, të pastrojnë zemrat e tyre me vetminë dhe të shkojnë gradualisht nga udhëheqja e deleve me dashamirësi në udhëheqjen e umetit me udhëzimin dhe kujdes – dhe Allahu e di më mirë.
1 https://en.wikipedia.org/wiki/Salvadora_persica