Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ushqimi i cili përgatitet për për kremtime të shpikura

Alameh Abdul-Aziz bin Abd-Allah Al esh-Shejkh

Përktheu: Valdet Gashi

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=A7IPRDjMoSQ

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi për të ngrënë ushqimin i cili përgatitet për nderë të dasmave që bëhen me mëkate, apo për kremtime të shpikura?

Përgjigje: Sa për ushqimin i cili përgatitet në dasma të tilla, ushqimi nuk ka të bëj asgjë me mëkatet e tyre. Andaj, haje ushqimin dhe nuk ka asgjë të keqe. Ndërsa, kur kemi të bëjmë me ushqimin i cili përgatitet për festa apo kremtime të shpikura, ushqimi është i mirë por nëse ka mish të kafshës e cila është prerë jo në emër të Allahut, atëherë ai ushqim nuk duhet ngrënë. E nëse nuk ka mish të tillë, atëherë ushqimi hahet dhe ai që e bën bidatin mbetet përgjegjës për veprimin e tij, kurse ushqimi nuk ndikohet nga veprime të tilla. Më mirë të hahet ai ushqim sesa të hedhet.

Shpërndaje: