Shejkh Abdilah bin Ubejd el-Xhabirij
Burimi: http://youtu.be/UNSffYSaGvk
Pëgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “A është e lejuar për ne që të hamë ushqime në restorante ku shitet alkooli?”
Përgjigje: “Këtu kemi të bëjmë me dy gjendje: Të jesh i detyruar dhe të mos kesh vend tjetër ku mund të hash ushqim, përveç këtij restoranti. Në këtë gjendje, shpresojmë që nuk ka të keqe nëse han aty ushqim. Dhe ashtu siç po kuptohet nga pyetja juaj, se ti po e urren me zemër një veprim të tillë.
Të kesh mundësi që të hash ushqim në ndonjë vend tjetër. D.m.th. ka restorant ku nuk shitet alkooli. Ose ta marrësh ushqimin për ta ngrënë në ndonjë vend tjetër: në shtëpi, në ndonjë kopsht (park) apo në çfarëdo vendi tjetër. E në këtë gjendje, nuk është e lejuar të ushqehesh në restorante ku shitet alkooli.”