Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/%205824
Prej etiketave të ushqimit dhe pijes është që të mos e mbushësh barkun shumë dhe në veçanti agjëruesi. Ai nuk duhet të ha e të pi shumë në mënyrë që ta mbush barkun dhe pastaj kjo bëhet pengesë për të që ta adhuroj Allahun siç duhet dhe veçanërisht në Ramazan. Ushqimi dhe pija e tepërt e vështirësojnë adhurimin. Kjo (mbushja e barkut) e bën njeriun përtac kur vjen puna për adhurim. Njeriu duhet të hajë e të pijë vetëm aq sa i mjafton për ta forcuar dhe ta adhuroj Allahun. Kjo vlen edhe jashtë Ramazanit.
Profeti ﷺ ka thënë:
“Nuk mbush njeriu enë më të keqe sesa barkun e tij! I mjaftojnë birit të Ademit disa kafshata me të cilat do ta mbajë shpinën e tij. E nëse patjetër dëshiron të shtojë, atëherë le të ndajë një të tretën për ushqim, një të tretën për pije dhe një të tretën për frymëmarrje.”
Do të thotë një sasi e vogël që ta mbaj shpirtin gjallë. Njeriu duhet të jetë mesatar, i arsyeshëm për nga aspekti sheriatik dhe natyral. Njeriu nuk duhet të jetë sikurse kafshë që vetëm i intereson të hajë dhe të pijë. E njëjta gjë vlen edhe për gjumin. Kjo shkakton që njeriu të humbas begati të shumta në dunja dhe ahiret.
Ushqimi i pakët është gjithashtu i dobishëm edhe për nga aspekti shëndetësor. Ashtu sikurse i bën dobi adhurimit, gjithashtu i bën dobi edhe shëndetit. Shumica e sëmundjeve janë shkak i ushqimit dhe pijeve të shumta, apo edhe përzierja e ushqimeve të ndryshme. Prandaj thuhet se një racion ngrënieje mund të parandaloj racione ngrënieje në të ardhmen. Njeriu duhet të jetë mesatar dhe i balancuar.
Allahu (xhela ue ala) ka thënë:
“Hani e pini por mos e teproni se Ai nuk i do ata që e teprojnë.” 7:31
Dhe thotë Allahu:
“Dhe ata që kur shpenzojnë nuk janë as dorëshpuar, as dorështrënguar por i përmbahen të mesmes.” 25:67
Ushqimi, pija, gjumi dhe çdo gjë tjetër duhet të jetë mesatare dhe në masë të caktuar. Çdo gjë ka limitin dhe peshoren e vet. Kur ato tejkalohen ato e dëmtojnë njeriun.