Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Uthejmin – A justifikohet njeriu për injorancën e tij? (1)

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Fetaual-Haram el-Medeni, (51)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Nëse njeriu nuk merret parasysh për një gabim të bërë, a do thotë kjo se ai arsyetohet për injorancën e tij në përgjithësi?”

Përgjigje: “Po, është obligim që ai të arsyetohet me injorancë dhe nuk ka dyshim në këtë gjë. Por në qoftë se është i pakujdesshëm për të mësuar- e për keqardhje kjo ndodhë më së shpeshti- ai nuk arsyetohet. Ai është i obliguar që të mësojë. Një shembull: disa njerëz bëjnë haxhin në vitin 1410 dhe gjatë haxhit kanë bërë gabime; kur pyesin ata për këto gabime? Sot- shtatë vjet më vonë. Kjo është një neglizhencë. Kur një njeri dyshon në diçka, obligohet menjëherë të pyet e mos ta shtyjë këtë. Nëse ai vonohet për të pyetur, ne mund të mos e arsyetojmë atë me injorancë sepse ai është i pakujdesshëm. Është obligim për të pyetur dhe hulumtuar.

Ka disa njerëz që bien në ndalesa. Kur i përkujtojmë se ajo është e ndaluar, ata lexojnë ajetin vijues dhe e përdorin atë në kuptim që Allahu nuk e ka zbritur për të:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ لاَ تَسْأَلُواْ عَنْ أَشْيَاء إِن تُبْدَ لَكُمْ تَسُؤْكُمْ

“O ju që besuat, mos pyetni për gjëra që nëse u thuhet përgjigja haptazi, iu dëmton juve.” 5:101

Në qoftë se vëllezërit i thonë atij se kjo gjë është e ndaluar, ai iu thotë atyre ‘Heshtni, heshtni! Mos flisni!’. Kur i thonë atij që të pyet, ai refuzon dhe argumenton me: “…mos pyetni për gjëra që nëse u thuhet përgjigja haptazi iu dëmton juve.” Ky nuk justifikohet për injorancën e tij. Nëse njeriu dyshon për ndonjë gjë është, e detyrueshme për të që të pyet e më pas të pasojë të saktën. Por nëse ai kurrë nuk ka menduar për një gjë (që është e ndaluar) dhe nuk është këshilluar në lidhje me të, ai konsiderohet i justifikuar. Ka shumë dëshmi për këtë në Kur’an, shembuj prej tyre janë fjalët e Allahut Te’ala:

وَمَا كَانَ رَبُّكَ مُهْلِكَ الْقُرَى حَتَّى يَبْعَثَ فِي أُمِّهَا رَسُولًا يَتْلُو عَلَيْهِمْ آيَاتِنَا وَمَا كُنَّا مُهْلِكِي الْقُرَى إِلَّا وَأَهْلُهَا ظَالِمُونَ

”Zoti yt kurrë nuk i ka shkatërruar këto vendbanime, para se t’u çonte në kryeqendër të tyre të dërguar, që t’u lexonte shpalljet e Tij. Ne kurrë nuk i kemi shkatërruar vendbanimet (pa shkak), por vetëm kur banorët e tyre kanë qenë keqbërës.” 28:59

وَمَا كَانَ اللّهُ لِيُضِلَّ قَوْمًا بَعْدَ إِذْ هَدَاهُمْ حَتَّى يُبَيِّنَ لَهُم مَّا يَتَّقُونَ

“Allahu nuk e humb një popull pasi ta ketë udhëzuar atë, derisa t’ua sqarojë atyre se nga çka duhet pasur kujdes.” 9:115

رُّسُلاً مُّبَشِّرِينَ وَمُنذِرِينَ لِئَلاَّ يَكُونَ لِلنَّاسِ عَلَى اللّهِ حُجَّةٌ بَعْدَ الرُّسُلِ

“(Këta janë) të dërguar që kanë sjellë lajme të mira e kanë paralajmëruar, në mënyrë që njerëzit të mos kenë ndonjë justifikim ndaj Allahut, pas ardhjes së të dërguarve.”4:165

Ka tekste të shumta në lidhje me këtë. Të gjitha këto janë në lidhje me arsyetimin apo jo-arsyetimin e njeriut për shkak të injorancës. Ekziston rreziku që ai të mos arsyetohet për shkak se ishte neglizhent për të pyetur.”

Shpërndaje: