Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Nur alad-Darb (24 B)
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: Kam lexuar në një libër të krishterëve, në të cilin thuhet se Mesiu është djali i Allahut dhe unë e di se kjo është gabim dhe kufër. A mëkatoj kur e lexoj këtë libër, duke pasur parasysh se ka disa gabime dhe kufër në këtë libër?
Përgjigje: Librat e mëparshme si Teurati dhe Ungjilli, mund të lexohen në tri aspekte:
E para: Personi i lexon ato për të mësuar dhe për të përfituar prej tyre. Kjo nuk lejohet. Mjafton me Kuranin dhe Sunnetin.
E dyta: Personi i lexon ato për të ditë të vërtetën në to për ti obliguar ata që pasojnë ato, që të pasojnë Kuranin dhe për t’ua shpjeguar atyre gabimet e tyre kur ata e kundërshtojnë shpalljen e Muhammedit ﷺ. Kjo jo që nuk është vetëm e lejuar, por kjo kërkohet gjithashtu. Kjo ose është e detyrueshme ose e rekomanduar.
E treta: Personi i lexon ato për të ditur se çfarë besojnë dhe jo për të pasuar ato ose të udhëzohet me to në vend të Kuranit dhe Sunnetit ose jo për të refuzuar ndjekësit e tyre. Këtu është më e sigurt të mos bëhet kjo. Ekziston rreziku që ai të ndikohet dhe do t’i bëjë ato një referencë për udhëzimin e tij.