Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Nur ala-Darb (52 B)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi për personin që e lexon Ungjillin? A është kjo e lejuar apo e ndaluar duke pasur parasysh se ai gjithashtu e lexon Kuranin?
Përgjigje: Leximi i librave të tjera përveç Kuranit fisnik mund të ndahet në dy lloje:
1 – Personi i cili i lexon ato ka njohuri të Sheriatit dhe i lexoni ato për t’ia sqaruar argumentet pasuesve të këtyre librave dhe për t’ua kumtuar atyre vërtetësinë e Islamit. Në këtë rast leximi është një mjet për diçka të lavdëruar dhe pas së cilës edhe ky lexim është i lavdëruar.
2 – Personi i cili i lexon ato është një person i thjeshtë që nuk ka dituri rreth Sheriatit, i cili do të ketë për qëllim që të udhëzohet përmes këtyre librave. Për të është e ndaluar që t’i lexojë këto libra. Atij nuk i lejohet që të kërkojë udhëzimin diku tjetër kur ai ka qasje në Kuran i cili i vërteton librat e mëparshëme. Nuk është e lejuar për të kërkuar një udhëzim tjetër pos asaj që i dërguari ﷺ kumtoi.