Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Uthejmin në lidhje me Sufitë që thonë se nuk kanë nevojë të adhurojnë Allahun

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (173 A)

Data e fetvas: 8/4-1418 ose 4/12-1997

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com 

Tezkijeh për të cilën personi lavdërohet, është që ai të bëjë vepër të mirë që e pastron atë.

Tezkijeh për të cilën personi kritikohet, është që ai të lajmëron Allahun për veprat e tij të mira dhe ta lëvdojë veten për to. Është sikurse ai e sheh veten duke i bërë Allahut nder. Ai tregon se si ai është falur, si ka dhënë zekatin, ka agjëruar, ka bërë haxhin, ka luftuar, është sjell mirë me prindërit dhe të ngjashme. Nuk është e lejuar për të lavdëruar veten, të thotë unë…unë…

Nëpërmjet kësaj refuzohen Sufitë të cilët i thonë vetes të jenë imamë dhe e lavdërojnë vetveten. Ata pretendojnë se kanë arritur në një nivel ku nuk është e detyrueshme për ta t’i bëjnë ibadet Allahut. Ka njerëz sot që e pretendojnë këtë. Ata thonë se kanë arritur dominimin e botës dhe se ata nuk janë të detyruar të falin namazin, të japin zekatin apo të agjërojnë dhe se asgjë nuk është e ndaluar për ta. Këta e kanë braktisur fenë plotësisht. Kështu, ata që e lavdërojnë vetveten janë më së largu nga pastrimi.

Shpërndaje: