Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: http://www.ibnothaimeen.com
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A lejohet ngjyrosja e modeleve në duar me këna?
Përgjigje: Po, kjo është e lejuar sipas traditës. Është e rekomanduar për gruan që të zbukurohet për burrin sa më mirë që të mundet. Zakonisht zbukurimi i saj për burrin kontribuon që ai të joshet prej saj dhe ta donë atë. Kjo është reciproke. Nëse gruaja zbukurohet dhe e vëren se kjo i pëlqen burrit, dashuria e saj për të do të rritet. Çdo gjë që bën që lidhja dhe dashuria mes bashkëshortëve të forcohet është e nevojshme.