Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Vajza agjëroi gjatë Ramazanit ndërsa ajo kishte menstruacione

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Fetua fi ahkam es-Sijam, fq. 92

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një vajzës i erdhi periudha e saj gjatë Ramazanit, megjithatë ajo vazhdoi të agjërojë nga injoranca. Çka duhet të bëjë ajo tani?

Përgjigje: Është e detyrueshme për të që t’i kompensojë ato ditë në të cilat ka pasur menstruacione. Arsyeja për këtë është se agjërimi nuk pranohet nga femra që është me menstruacione edhe nëse ajo është injorante në lidhje me çështjen; ndërsa nuk ka afat të përcaktuar kohor për kompensimin e agjërimit.

Shpërndaje: