“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Vajza ka deformim të dhëmbëve, a lejohet që t’i drejtojë?

Shejkh Ubejd el-Xhabirij 

Burimi: http://youtu.be/-VJqXCNb3T4

Përgatit: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Një prej vajzave, ka deformim të dhëmbëve duke pasur gjithashtu disa dhëmb njëri mbi tjetrin. Ajo dëshiron që t’i drejtojë ata nëpërmjet përdorimit të ndonjë mjeti të caktuar. Çfarë është gjykimi i sheriatit në lidhje me këtë gjë?”

Përgjigje: “Nuk ka asnjë pengesë –nëse do Allahu, që ajo t’i drejtojë dhëmbët qoftë nëpërmjet përdorimit të ndonjë mjeti të caktuar apo me ndonjë formë tjetër. E këshillojmë atë që të konsultohet me ndonjë stomatolog, e të mos marr ndonjë hap nga mendja e saj. Sepse kjo gjë e dëmton atë dhe mund të ketë pasoja shëndetësore. Pra, e këshillojmë që t’i drejtohet ndonjë stomatologu. Nëse ka stomatologe femër, kjo është gjëja më e mirë që mund të ndodhë. E nëse nuk ka stomatologe, nuk ka asgjë të keqe që t’i drejtohet mjekut mashkull (stomatolog) dhe me lejen e Allahut nuk ka asgjë të keqe në këtë përderisa shoqërohet nga mahremi ose burri i saj.”

Shpërndaje: