Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Vaksinimi dhe mbështetja tek Allahu

Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (719)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Profeti ka thënë:

“Ai që kërkon t’i bëhet rukje ose kërkon të kurohet me djegie (kauterizim), ka hequr dorë nga mbështetja tek Allahu.” 1

Disa dijetarë mendojnë se kjo vlen për personin e shëndetshëm që përdor djegien (me kauterizim) para se të sëmuret. A hyn tek kjo dhe vaksinimi që përdoret me qëllim parandalimin e sëmundjeve?

Përgjigje: Mbështetja tek Allahu ndahet në 2 kategori:

1- E detyrueshme (uaxhib) dhe

2- E pëlqyeshme, e rekomanduar (mustehab).

Nëse e ke kuptuar që në këtë hadith bëhet fjalë për llojin e dytë të mbështetjes tek Allahu (pra atë mustehab), atëherë kjo është përgjigja.


1 Tirmidhi (2055), Ibn Maxheh (3489) dhe Ahmedi (18180). Zinxhiri i transmetimit është autentik sipas Albanit në ”Silsilat-ul-Ahadith es-Sahihah” (244).

Shpërndaje: