Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (7/405)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Profeti ﷺ tha në lidhje me murtajën:
“Nëse dëgjoni se në një vend ka rënë sëmundja e murtajës mos shkoni në atë vend dhe nëse jeni në një vend ku ka rënë sëmundja e murtajës atëherë mos u largoni nga ai vend.” 1
Disa njerëz argumentohen me hadithin e mësipërm për të ndaluar vaksinimin kundër murtajës, kolerës dhe sëmundjeve të tjera.
Ne u themi: I dërguari ﷺ tha:
“Dhe nëse jeni në një vend ku ka rënë sëmundja e murtajës atëherë mos u largoni nga ai vend.”
Dhe nëse në një vend nuk ka rënë sëmundja e murtajës, atëherë argumentimi i tyre nga hadithi nuk është i saktë pasi në atë vend nuk ka rënë sëmundja e murtajës. Por ngelet një çështje tjetër, p.sh. nëse në një qytet shfaqet kjo sëmundje nga e cila janë infektuar 4 apo 5 apo 10 individë, a lejohet që pjesa tjetër e popullsisë të vaksinohet kundër këtij infeksioni?
Përgjigje: Ky hadith nuk e ndalon vaksinimin sepse pjesa në hadith:
“Nëse bie sëmundja e murtajës në një vend mos u largoni nëse jeni në atë vend.”
pra kjo ndalesë në hadith (për të mos u larguar), ka ardhur për atë që largohet fizikisht nga ai vend, ndërsa ata që vaksinohen në atë vend, nuk kanë dalë fizikisht nga ai vend por kanë marrë masa mbrojtëse kundër sëmundjes.
1 Bukhari (5729) dhe Muslimi (2218).