Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/238
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Çfarë është gjykimi për tu kuruar para goditjes me sëmundja, p.sh siç është kurimi me marrjen e vaksinës?
Përgjigje: Nuk ka asgjë të keqe nëse ekziston rreziku që sëmundja të shfaqet, si p.sh. ekzistimi i ndonjë epidemie apo ekzistimi i faktorëve të tjerë nga të cilët kihet frikë se mund të shkaktojnë sëmundje. Pra, nuk ka asgjë të keqe për tu kuruar duke i shpëtuar sëmundjes për të cilën kihet frikë. Profeti ﷺ në një hadith autentik ka thënë:
من تصبح بسبع تمرات من تمر المدينة لم يضره سحر ولا سم
“Kushdo që takon mëngjesin me shtatë hurma të Medinës, nuk do të ndikohet nga magjia apo helmimi.”
Kjo është një mënyrë për t’i shpëtuar një sprove para se ajo të ndodhë. E njëjta gjë vlen edhe nëse kihet frikë nga një sëmundje dhe vaksinohesh kundër epidemisë aktuale në vend, ose nëse ajo ekziston diku tjetër (dhe ke frikë se do të përhapet edhe në vendin tuaj), ashtu siç kurohet sëmundja aktuale nga e cila njeriu vuan, po ashtu mund ta trajtojmë një sëmundje e cila mund të ndodhë.
Megjithatë, nuk lejohet varja e amuleteve e hajmalive kundër sëmundjeve, xhinëve apo kundër syrit të keq, duke u bazuar në ndalesën e profetit ﷺ, ai ﷺ e ka qartësuar se ky është një lloj i vogël i shirkut. Prandaj, është e detyrueshme që të shmangemi nga të tilla gjëra.