Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh Umdat-il-Fikh (12), min: 55.30
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/umdah%20Fiqh-19-10-1434_0.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A është kusht që i sëmuri që falet ulur në karrige që të qëndrojë në këmbë gjatë tekbirit fillestar?
Përgjigje: Kjo varet nga aftësia e tij. Nëse ai është në gjendje të qëndrojë, ai qëndron gjatë tekbirit fillestarë dhe el-Fatihas. Nëse ai nuk mund të qëndrojë, ai bën tekbirin ndërsa ai është ulur. Kjo pra varet nga aftësia e tij.