Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Varja e vathit në hundë (1)

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: http://binbaz.org.sa/mat/10903

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi që gratë të shpojnë hundën? A bën të veprohet kështu, apo është e ndaluar? Dhe gruaja e cila vepron këtë, a konsiderohet mëkatare?

Përgjigje: Unë nuk di të ketë ndonjë të keqe në këtë. Në fakt, shpimi i hundës dhe veshëve është zbukurim për gruan, andaj edhe kjo është zakon tek ato.

Pra, kjo është e lejuar –me lejen e Allahut – por nuk është e detyrueshme.


Shënim: Të gjithë këta dijetarë, fetvatë e të cilëve ua kemi ofruar, nuk e lejojnë zbulimin e fytyrës. Andaj, edhe e lejojnë bartjen e vathit në hundë. Përndryshe, është e ndaluar me konsensus të dijetarëve (duke u mbështetur në hadithe të shumta), shfaqja e zbukurimeve në prani të të huajve. Dhe siç e pamë, vathi në hundë, konsiderohet prej zbukurimeve të gruas. Allahu e di më së miri.

Shpërndaje: