Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Varja e vathit në hundë (3)

Komisioni i Përhershëm për Kërkime  dhe Fetva

Burimi: Vol 24, Kapitulli “Rrobat dhe Zbukurimi”.

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është e lejueshme për të varë vathë në hundë?

Përgjigje: Është e lejueshme për të varë vath në hundë, për shkak se varja e vathit në hundë bëhet për shkak të zbukurimit, e jo për të dëmtuar apo për të ndryshuar krijimtarinë e Allahut.


Shënim: Të gjithë këta dijetarë, fetvatë e të cilëve ua kemi ofruar, nuk e lejojnë zbulimin e fytyrës. Andaj, edhe e lejojnë bartjen e vathit në hundë. Përndryshe, është e ndaluar me konsensus të dijetarëve (duke u mbështetur në hadithe të shumta), shfaqja e zbukurimeve në prani të të huajve. Dhe siç e pamë, vathi në hundë, konsiderohet prej zbukurimeve të gruas. Allahu e di më së miri.

Shpërndaje: