“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Varroset me rrobat e ihramit

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (17/182)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Dua ta ruaj rrobat e mia të ihramit që të varrosem me to. A ka ndonjë problem me këtë sipas Sheriatit duke pasur parasysh që një nga rrobat ka gjurmë gjaku nga kafsha e kurbanit?

Përgjigje: Nëse vdes gjatë ihramit, atëherë të varrosim me rrobat e tua të ihramit. Kur një burrë që kishte shkuar në haxh me profetin ﷺ ra nga deveja dhe vdiq.

Profeti ﷺ tha:

“Lajeni atë me ujë dhe me gjethe sidri, qefinoseni me dy rrobat e tij. Mos e lyeni me parfum dhe mos ia mbuloni kokën sepse ai do ta ringjallët në ditën e gjykimit duke bërë telbije (duke thënë: Lebejke Allahume lebejk).”

Transmeton Bukhari (1267) dhe Muslimi (1206).

Pra nëse vdes para se të dalësh nga ihrami, të varrosim me ihram sepse profeti ﷺ urdhëroi kështu.

Në raste të tjera nuk është e ligjësuar që njeriu të varroset me rrobat e ihramit. Profeti ﷺ nuk u varros me rrobat e tij të ihramit. Ai u varros me tre rroba (qefina) pa këmishë dhe pa çallmë (turban).1 Ti nuk duhet të varrosesh me rrobat e ihramit. Kur të vdesësh, duhet të varrosesh ashtu siç u varros i dërguari ﷺ, me tre qefina, pa këmishë dhe pa çallmë.


1 Transmeton Bukhari (1264) dhe Muslimi [941).

Shpërndaje: