Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Vazhdimi i martesës me burrin që nuk falë namazin

Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva

Burimi: El-Fetaua el-Kajjimeh lil-Usratil-Muslimeh, fq. 93-94.

Përmblodhi: Sa’d ‘Abdul-Gaffar Ali

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një grua thotë se burri i saj kurrë nuk falet dhe rrallëherë ai e falë namazin e xhumasë. Ai pi alkool dhe konsumon drogën. Ndërsa kur ajo do të falë namazin ai bën shaka me të. A i lejohet asaj të vazhdojë të jetojë me të?

Përgjigje: Nëse burri vërtetë është sikurse është përshkruar, atëherë themi se nuk është e lejueshme për gruan e tij muslimane që të mjaftohet vetëm me kujdesin që ajo ka për namazin e saj ndërsa të vazhdojnë të jetojnë me të. Ai i cili nuk falet dhe bënë shaka me atë që falet është kafir.

Allahu (te ala) ka thënë: 

“Nëse bindeni se ato janë besimtare, mos i ktheni te kufarët. Ato nuk janë (bashkëshorte) të ligjshme për ata dhe as ata nuk janë (bashkëshortë) të ligjshëm për ato.” 60:10

Ajo duhet të lirohet prej tij në çdo mënyrë të mundshme, duke u bazuar në ligjet e sheriatit Islam.

Shpërndaje: