Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Thalathat-il-Usul
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Këtë ai e kreu për dhjetë vjet. Pastaj ai vdiq, por feja e tij mbeti ende – selamet dhe salavetet e Allahut qofshin mbi të.
Shpjegimi
Këtë e bëri profeti ﷺ për dhjetë vjet pas hixhreti. Pasi që Allahu e kishte përsosur fenë me të dhe e plotësoi begatinë ndaj besimtarëve, Allahu e mori atë dhe bëri që të bashkohet me shoqërinë më të lartë – profetët, të sinqertit, shehidët dhe të mirët.
Profeti ﷺ u sëmur në fund të muajit Sefer dhe në fillim të muajit Rabi el-Auuel. Me kokë të lidhur ai doli para popullit dhe u ngjit në minber. Pastaj ai e tha shahadetin dhe gjëja e parë që ai përmendi pas tij ishte: kërkoni falje për shehidët e Uhudit. Pastaj ai tha:
“Allahu e la një nga robërit e Tij që të zgjedh në mes të kësaj jete dhe asaj që gjendet tek Ai. Ai rob zgjodhi atë që është te Allahu.”
Ebu Bekri (radijAllahu anhu) e kuptoi atë që ai kishte për qëllim dhe filloi të qajë dhe tha: “Ne sakrifikojmë baballarët, nënat, fëmijët, veten dhe pasurinë tonë për ty.” Profeti ﷺ tha:
“Qetësohu, o Ebu Bekr.”
Pastaj ai tha:
“Ai që ka qenë më i begati ndaj meje me shoqërimin e tij dhe pasurinë e tij është Ebu Bekri. Nëse unë do të marrë dikë mik të ngushtë (khalil) përveç Zotit tim, unë do ta kisha marrë Ebu Bekrin. Në vend të kësaj, le të jetë shoqëri dhe dashuri në Islam.”1
Të hënën, me dymbëdhjetë të muajit Rabi el-Auuel, apo trembëdhjetë, 11 vjet pasi hixhreti, Allahu e mori atë pranë Vetes. Në shtratin e vdekjes, ai e futi dorën e tij në ujë, e fshiu fytyrën e tij me të dhe tha:
“La ilahe ilAllah. Vdekja me të vërtetë ka vështiresitë e saj.”
Pastaj ai ngriti shikimin kah qielli dhe tha:
“O Allah, shoqërinë më e lartë!”2
Ai vdiq atë ditë. Njerëzit u shqetësuan pa masë dhe kishin çdo të drejtë për këtë. Pastaj erdhi Ebu Bekri (radijAllahu anhu), u ngjit në minber, e lavdëroi Allahun dhe tha:
“Ai që e ka adhuruar Muhammedin, le ta di se Muhammedi ka vdekur, dhe ai që e ka adhuruar Allahun le ta dij se Allahu është i gjallë dhe nuk vdes.”
Pastaj ai lexoi:
وَمَا مُحَمَّدٌ إِلاَّ رَسُولٌ قَدْ خَلَتْ مِن قَبْلِهِ الرُّسُلُ أَفَإِن مَّاتَ أَوْ قُتِلَ انقَلَبْتُمْ عَلَى أَعْقَابِكُمْ
Muhammedi është vetëm i dërguar, para të cilit ka pasur edhe të dërguar të tjerë. Nëse ai vdes ose vritet, a mos do të ktheheni ju prapa?” Ali-Imran, 3:144
إِنَّكَ مَيِّتٌ وَإِنَّهُم مَّيِّتُونَ
”Ti do të vdesësh edhe ata do të vdesin.” 39:30
Njerëzit filluan të qanin fuqishëm dhe u bindën se profeti ﷺ) kishte vdekur. Profetin ﷺ e pastruan me rrobat e tij duke e nderuar dhe respektuar atë. Pastaj e mbështjellën me tre qefina pambuku të bardhë pa ndonjë këmishë apo çallmë. Pastaj njerëzit ia falën namazin e xhenazes të ndarë në grupe pa imam.
Pasi që i kishin premtuar besnikërinë kalifit (Ebu Bekri), ai u varros në natën e mërkurë – qofshin salavetet dhe selamet më të lartë dhe paqja më e përsosur e Zotit mbi të.