Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Burimi: Fetuaja nr: 15535
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Nëna ime vuante nga kanceri dhe sëmundja ju bë aq e rëndë sa që në ditën e trembëdhjetë të Ramazanit 1411 hixhri ajo e prishi agjërimin dhe mbeti e sëmurë derisa ajo vdiq më 11 Sheual 1411 hixhri. Unë nuk e di nëse më duhet të agjërojë për të apo të bëjë shpagimin. Ju lutemi më këshillo.
Përgjigje: Nëse rasti është siç e ceke, nëna juaj nuk është e obliguar me asgjë sepse ajo është e arsyetuar për prishjen e agjërimit. Përveç kësaj ajo nuk ishte në gjendje që t’i kompensojë ato ditë derisa ajo vdiq.