“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Veçimi i ndonjë fëmije me dhuratë

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Sherh Ighathat-il-Lahfan (58)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A i lejohet babait që të veçojë me dhuratë djalin e tij që e kaloi provimin ndryshe nga djali që nuk e kaloi?

Përgjigje: Jo, nuk lejohet:

“Kini frikë Allahun dhe jini të drejtë me fëmijët tuaj.” 1

Ndërsa i lejohet të veçojë nëse ka arsye, si p.sh njëri prej tyre është i varfër. I jep këtij fëmije për shkak se është i varfër, jo për ta nderuar atë, por për shkak se është i varfër. Nuk ka të keqe në këtë. Apo në qoftë se ai ka borxh dhe ai (prindi) ia paguan borxhin atij. Nuk ka të keqe në këtë.


Bukhari (2587).

Shpërndaje: