Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/k-03-09-1435-01_0.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
Vlera e parë dhe më e madhe e Ramazanit është se Kurani u shpall në të, d.m.th. në të filloi shpallja e Kuranit. Kjo nuk do të thotë se ai zbriti menjëherë në qiellin e dynjasë, pas së cilës u shpall hap pas hapi. Vërtetë ky është një mendim, por mendimi i saktë është Kurani filloi të shpallej në të. Pastaj shpallja ka vazhduar derisa i dërguari ﷺ vdiq. Ai u plotësua vetëm kur i dërguari ﷺ vdiq. Kjo është një vlerë e madhe. Nga të gjithë muajt, Allahu e veçoi Ramazan me këtë vlerë.
Po ashtu, ky muaj është udhëzim për njerëzit:
شَهْرُ رَمَضَانَ الَّذِيَ أُنزِلَ فِيهِ الْقُرْآنُ هُدًى لِّلنَّاسِ وَبَيِّنَاتٍ مِّنَ الْهُدَى وَالْفُرْقَانِ
“Muaji i Ramazanit që në të (filloi të) shpallet Kurani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra).”1
Gjatë këtij muaji zemrat, veprat dhe fjalët bëhen të mira. Ai pra është një udhëzim për njerëzit. Allahu i udhëzon ata përmes tij. Në mënyrë të ngjashme, Kurani është një udhëzim për njerëzit. Ai ua tregon atyre rrugën për në të vërtetën dhe të saktën dhe ua urdhëron atë atyre. Sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). Në këtë muaj Allahu ua sqaron njerëzve se për çfarë ata kanë nevojë në çështjet fetare dhe të dynjasë. Ata nuk dinë gjithçka që kanë nevojë në mënyrë të plotë. Është Allahu që e di këtë. Ai ua bën të qartë atyre. Ai i udhëzon ata në të dhe ua lehtëson atyre.
Veçori e tretë e këtij muaji është se Allahu e urdhëroi këtë umet që të agjërojnë ashtu siç urdhëroi umetet më të hershme. Agjërimi është një adhurim i vjetër, edhe pse forma e tij ndryshon varësisht nga umetet. Megjithatë, Allahu i ka obliguar të gjithë muslimanët të agjërojnë pa marrë parasysh kohën dhe vendin:
فَمَن شَهِدَ مِنكُمُ الشَّهْرَ فَلْيَصُمْهُ
“E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë, ai duhet ta agjërojë këtë muaj.”2
1 2:185.
2 2:185.