“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

”Vehabistat”

Shejkh Salih bin Abdil-Aziz bin Abdilah Al esh-Shejkh 

Burimi: http://www.mufti.af.org.sa/node/1403

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Kohëve të fundit është lansuar një sulm i ashpër i cili iu është drejtuar imam Muhamed ibn Abdul-Uehabit – duke i quajtur pasuesit e tij ”Vehabista”; pra çfarë mendimi kini për ata të cilët e kan bërë këtë sulm?

Përgjigje: Ky sulm nuk është diçka që ka filluar në këto ditë, kjo është diçka që ndodh prej kohësh; Kushdo që thërret dhe fton në rrugën e Allahut, në rrugën e njëshmërisë së Allahut, dhe në sundimin e Ligjit të Allahut, dhe kushdo që vepron në pajtim me sunnetin e të dërguarit të Allahut, dhe respektimin e shembujve të kalifëve të udhëzuar dhe sahabëve dhe pasuesit e tyre (tebiinëve), dhe ata që i pasuan ata – kushdo që vepron kështu atë e quajnë ”Vehabi”.

Ata kanë caktuar termin ”Vehabi” si një term për këdo që qëndron në rrugën e drejtë. Dhe ky është një bekim prej nderit dhe dinjitetit të Allahut, për këtë davet.

Sa për shejkhun – Allahu e mëshiroftë!-, atëherë ai nuk ka thirrur në një meth’heb të tij të veçantë, dhe as për ndonjë mendim të tij të veçantë, por ai ftoi vetëm për zbatimin e Kuranit dhe sunnetit. Dhe asnjë prej dijetarëve të kësaj thirrje nuk ia ka atribuar atë shejkhut, dhe as shejkhu nuk ia ka atributuar atë vetes së tij. E gjitha që shejkhu ka thënë është se ky është Libri i Allahut, dhe ky është sunneti i të dërguarit të Allahut – asgjë më shumë dhe asgjë më pak.

Shpërndaje: