Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Vëllai përgjon telefonatat e motrave!

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: El-Lika esh-Shehri (51 A)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Unë i kam disa motra që janë në moshën e adoleshencës. Shpeshherë i përgjojë telefonatat e tyre për t’i shmangur të këqijat, gjë të cilën e kam arritur. Çfarë thoni në lidhje me këtë vepër duke pasur parasysh se ato nuk janë në dijeni për këtë?

Përgjigje: Kjo është spiunim. Nuk është e lejuar për të spiunuar të tjerët. Ne duhet të sillemi sipas asaj që është e dukshme e jo të përgjojmë të fshehtat. Në qoftë se ne do t’i spiunonim të tjerët, kjo do të na lodhte e do të na angazhonte për të tepërmi. Allahu (te ala) ka thënë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اجْتَنِبُوا كَثِيرًا مِّنَ الظَّنِّ إِنَّ بَعْضَ الظَّنِّ إِثْمٌ وَلَا تَجَسَّسُوا

“O ju që keni besuar! Mënjanoni shumë dyshime, se, vërtet, disa dyshime janë gjynah. Mos e spiunoni.” 49:12

Por në rast se burri në shtëpi sheh shenja të qarta të veprimeve të urryera, atëherë është e drejtë që t’i përgjoj ato tinëzisht. Sapo të sigurohet në lidhje me çështjen se ai e ka, apo nuk e ka të drejtë, duhet të ndërpres gjurmimin dhe të ndërmarr masat e duhura në lidhje me rastin. Nëse ai vazhdon të gjurmojë, atëherë ekziston rreziku që ai të dëgjoj diçka më të keqe se ajo që kishte dëgjuar në fillim.

Nëse ai ka dije lidhur me një thirrje telefonike të keqe që ka ndodhur gjatë natës, ai duhet të veproj menjëherë dhe të flet të nesërmen në mëngjes me palët  që kanë të bëjnë me këtë dhe merr pasat e duhura. Pra, nuk duhet ta shtyj këtë natë pas nate për të parë se çfarë ata kanë për të thënë. Kjo është gabim. Është e detyrueshme për t’i ndaluar gjërat që nga fillimi. Nëse ai vepron kështu kjo është në rregull.

Mirëpo, nuk është e lejuar për të akuzuar apo të kesh obsesione të pabaza.

Shpërndaje: