Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Vëllazëria e dobët sugjeron akidenë e dobët

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali 

Burimi: El-Lubab, fq. 26-27
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Unë ju këshilloj që të keni vëllazëri për hir të Allahut, të bashkëpunoni në mirësi dhe në devotshmëri ndaj Tij dhe të bëni çdo gjë për të forcuar miqësinë e dashurinë mes jush. Ky është njëri prej synimeve madhështor në të cilin thërret dhe nxitë shumë feja islame. Disa të rinj mund të lënë pas dore këtë gjë. Në vend që të bëjnë gjithçka që forcon lidhjen mes tyre, shejtani i shpie ata në gjëra që shkaktojnë përçarje ato shkëpusin lidhjet mes tyre, shkatërrojnë miqësinë, dhe shprehin mllefin dhe urrejtjen mes tyre. Kjo është shumë e rrezikshme dhe pasojat e saj janë shkatërruese. Kjo dukuri qartazi po ndodh në ditët e sotme. Kjo sugjeron për një karakter të dobët, akide dhe metodologji të dobët tek disa vëllezër. Ne i këshillojmë ato që të mbushin zemrat dhe mendjet e tyre me mirëkuptim, pastërti, dhe dije të dobishme.

Prej asaj që e karakterizon dijen e dobishme, mes tjerash është mirësjelljet dhe përvetësimi i cilësive për të cilat Allahu e ka lavdëruar të Dërguarin e Tij fisnik salAllahu alejhi ue selem. Këto janë prej shkaqeve kryesore që njerëzit ta përqafojnë fenë e vërtetë dhe metodologjinë e vërtetë e cila është metodologjia e Selefëve. Metodologjia e Selefëve është metodologjia e vërtetë e Islamit. Dhe kjo është për shkak se kjo metodologji është e bazuar në Librin e Allahut dhe në Sunnetin e të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem në aspektin e doktrinës, adhurimit dhe karaktereve.

Shpërndaje: