Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Vëllezërit e martuar banojnë së bashku

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (950)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është e lejueshme për vëllezërit biologjikë që të jetojnë me gratë e tyre në të njëjtën shtëpi?

Përgjigje: Nëse qëllimi i pyetjes është se a u lejohet vëllezërve të martuar që të jetojnë në të njëjtën shtëpi ndërsa ata nuk janë në gjendje të mbrojnë veten e tyre apo gratë e tyre nga mëkatet, atëherë nuk është e lejueshme për ta që të jetojnë së bashku. Kjo vlen veçanërisht se gratë janë më të dobëta se meshkujt dhe se ato shqetësohen shpesh nga prania e kunatit. Ato shqetësohen që të mbulojnë veten e tyre sa herë që kunati hynë në shtëpi. Në qoftë se nuk munden ta praktikojnë këtë nuk i lejohet të jetojnë së bashku. Kjo hynë nën parimin që ndalon çdo gjë që të shpie në mëkat. Ky është një parim i rëndësishëm në Islam. Rrjedhimisht, nuk është e lejueshme për këta vëllezër që të jetojnë së bashku. Përjashtimi i vetëm është në rast nevoje dhe duke i dhënë rëndësi të madhe të shmangurit nga mëkatet, e si mëkat është që kunata të shfaq flokët ose qafën. Më keq se kaq është që ata të vetmohen për të cilën Profeti ka thënë:

”Nuk veçohet burri me një grua, e të mos jetë shejtani i treti me ta.” Tirmidhi (1171).

Kjo do të thotë një grua për të cilën ai nuk është mahrem. Kjo do të thotë se shejtani i shtynë ata që të imagjinojnë gjëra për t’i futur në mëkat. Prandaj, është e ndaluar të vetmuarit me kunatën. E gjithë kjo për të parandaluar mëkatet. Kur profeti në një rast ndaloi këtë, ai u pyet në lidhje me Hamu. Ai tha:

”Hamu është vdekja.”

Dijetarët kanë mendime të ndryshme në lidhje me fjalën ”Hamu”. Disa thonë se ajo do të thotë të afërmit e burrit të saj. Të tjerë thonë se ajo do të thotë të afërmit e gruas duke përfshirë edhe babain e saj. Hadithi, pra, është një masë parandalues dhe vlen madje edhe për mahremët e saj që janë të dyshimtë.

Sot ne dëgjojmë ngjarje tragjike që ne nuk mund t’i imagjinojmë. Megjithatë, ka ndodhur që vëllai me motër të kenë pasur incest dhe ndoshta edhe babai me vajzën. Nëse ky Hamu dyshohet, atëherë nuk është e lejueshme të hapet rrugë për këtë vetmim edhe pse kjo ndodhë mes dy maharimëve. Si përmbledhje, të gjithë myslimanët duhet të bëjnë gjithçka të mundshme që të mos bien në mëkat.

Shpërndaje: