“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Vëllezërit shkojnë tek magjistarët dhe falltarët

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjërata: Sherh Fet’hul Mexhid (56)

Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Fathul%20Majid%2021-03-1438H.mp3%2033.mp3

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Vëllezërit e mi shkojnë tek magjistarët dhe falltarët. Unë jam larguar prej tyre dhe kam shkëputur kontaktet me ta. I vetmi përjashtim është kur ata më thërrasin nga një numër i fshehur dhe pastaj unë përgjigjem dhe i përshëndes. A jam duke vepruar drejtë?

Përgjigje: A i ke këshilluar dhe urdhëruar që të ndalohen, e më pas nuk janë ndaluar? Nëse i ke këshilluar ata dhe ua ke sqaruar se ato veprime janë të paligjshme dhe se duhet shmangur, atëherë duhet ti bojkotosh ata.

Shpërndaje: