“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Velloja mbrojtje kundër paturpësive

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: Ittihaf-ut-Tul-lab, fq 116-117

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Velloja është një nga gjërat që parandalojnë paturpësitë e ndryshme.

Allahu (Azze ue Xhel) thotë:

“Dhe, thuaju besimtareve, të ulin shikimin (nga e ndaluara) dhe t’i ruajnë organet e veta gjenitale; dhe të mos i shfaqin nga bukuritë (pjesët e trupit) përveç asaj që është e dukshme, dhe t’i mbulojnë kraharorët me khimar mbulesat e tyre të kokës (që mbulon gjithë trupin nga koka deri në fund të këmbëve, fytyrën, qafën e gjoksin) dhe të mos i shfaqin bukuritë e tyre përveç ndaj bashkëshortëve të tyre, baballarëve të tyre, ose ndaj vjehrrive të tyre, ndaj bijve të tyre ose bijve të burrit, ndaj vëllezërve të tyre ose bijve të vëllezërve dhe bijve të motrave të tyre, ndaj grave (muslimane) ose skllavëve të tyre ose shërbëtorëve nga meshkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë për femrat ose fëmijët që nuk e kanë arritur pjekurinë për gra. Dhe të mos i godasin këmbët e tyre për tokë që të shfaqin çfarë fshehin nga stolitë e tyre. Të gjithë ju, o besimtarë, pendohuni te Allahu, që të arrini shpëtimin!” (24:31)

Siç edhe u tha, se velloja është një nga arsyet kryesore për ruajtjen e nderit. Për këtë shkak Allahu i urdhëroi gratë e besimtarëve duke ju thënë:

”Kur të kërkoni prej grave të profetit ndonjë gjë, atëherë kërkojeni prapa perdes!” (33:53)

Allahu me një ajet tjetër thotë:

“O profet! Thuaju bashkëshorteve të tua dhe bijave të tua edhe bashkëshorteve të besimtarëve të lëshojnë vellon (xhilbabin) e tyre mbi gjithë trupin e tyre. Kjo do të ishte më e mirë që ato të mund të dallohen (si gra të ndershme) që të mos i shqetësojë (e ngacmojë) askush. Dhe Allahu është gjithnjë Falës i Madh, gjithnjë Mëshirëplotë.” (33:59)

Pra, Velloja është një nga mbrojtëset më të mëdha ndaj imoralitetit ndërsa mungesa e vellos është një nga shkaqet më të që shpijnë drejt saj.

Shpërndaje: