Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: El-Lika esh-Shehri (42 B)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Ku duhet ta vejë shikimin namzliu gjatë bërjes së duasë së kunutit? A duhet të shikojë lartë apo në vendin ku ai bën sexhde?”
Përgjigje: “Nuk lejohet të shikuarit lartë gjatë namazit. Profeti salallahu alejhi ue selem ka ndaluar që njeriu gjatë namazit të shikojë lartë. Të shikuarit lartë gjatë namazit është veprim mosrespektues ndaj Allahut. Kur njeriu ngritë duart lartë gjatë bërjes së lutjes së kunutit, ai nuk duhet të shikojë poshtë, por duhet të shikojë përpara. Pos kësaj, kemi parasysh të kujdesemi që shikimi duhet fokusuar në shuplakat e duarve.”