Imam Ebu Bekr bin Mesud el-Kasani el-Hanefi (v. 587)
Burimi: Bada’i-us-Sana’i fi Tartib-ish-Shara’i (6/112)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Kolegët tanë nuk kanë mospajtime se një vend joIslam bëhet vend Islam kur ligjet Islame mbizotërojnë në të. Nga ana tjetër kanë mospajtime se si një vend Islamik bëhet vend kufri.
Ebu Hanife tha:
“Ai bëhet vend joIslam vetëm nëse plotësohen tre kushte:
1 – Që ligjet e kufrit të mbizotërojnë në atë vend.
2 – Që vendi të kufizohet me një vend kufri.
3 – Që as muslimanët, e as taksapaguesit pagan që paguajnë tatime nuk mbajnë sigurinë e muslimanëve.”
Ebu Jusufi dhe Muhammedi (rahimehumaAllahu) thanë:
“Një vend bëhet vend joIslam nëse ligjet joIslame mbizotërojnë në të.”
Arsyetimi i tyre bazohet në faktin se vendet Islamike dhe joIslamike janë të lidhura me Islamin dhe mosbesimin. Dy fjalët janë të lidhura me një vend vetëm nëse Islami dhe mosbesimi mbizotërojnë në vend. Po kështu, xheneti quhet “Banimi i paqes” dhe zjarri quhet “Banimi i dënimit të përjetshëm”, sepse në një banim ka paqe dhe në të dytin ka dënim të përjetshëm. Prandaj një vend konsiderohet si Islam dhe vend kufri në bazë të ligjeve të saj aktuale. Nëse ligjet joIslame mbizotërojnë në një vend, konsiderohet vend joIslam prandaj është e saktë ta asocijosh atë me mosbesimin. Gjithashtu, një vend bëhet Islamik nëse ligjet Islamike mbizotërojnë në të pa kushte. Gjithashtu, një vend bëhet vend joIslam nëse ligjet joIslame mbizotërojnë në të – dhe Allahu e di më mirë.
Në lidhje me gjykimin e Ebu Hanifes (rahimehullah), ai bazohet në faktin se një vend nuk është i lidhur me Islamin apo mosbesimin. Ajo që ai ka për qëllim është siguria dhe frika. Pra, nëse myslimanët jetojnë në siguri absolute ndërsa jobesimtarët jetojnë në një frikë absolute, vendi është Islamik. Dhe nëse jobesimtarët jetojnë në siguri absolute dhe muslimanët në një frikë absolute, vendi është vend joIslam. Me fjalë të tjera, gjykimet janë të bazuara në siguri dhe frikë dhe jo në Islam dhe mosbesim.