Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Vendi Islamik sipas Uthejminit

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (2/625)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Çfarë thoni në lidhje me atë që disa njerëz mendojnë se një vend Islamik është vetëm ai që gjykon me sheriat?

Përgjigje: Disa injorantë mendojnë se një vend Islamik është vetëm ai që gjykon me sheriat. Kjo është për shkak të injorancës së tyre. Një vend Islamik është vendi ku praktikohen ritualet Islame, të tilla si namazet, thirrja e ezanit, agjërimi dhe bajrami. Vetëm për shkak se sunduesi gjykon me një ligj tjetër përveç ligjit të Allahut nuk do të thotë se vendi nuk është Islamik.

Shpërndaje: