Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Burimi: Fataua Xhudah (28)
Përkthe: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi që gruaja të udhëtojë e vetme me shoferin?
Përgjigje: Ma kanë shtruar këtë pyetje shumë herë. Kjo varet nga vendi. Nëse këto incidente ndodhin në vend1, atëherë kjo udhë e ka të njëjtin gjykim si një udhëtim. Dhe në qoftë se ajo është e sigurt kjo është e lejuar.
Pyetje: A nuk është ky vetmim (me gjininë e kundërt)?
Përgjigje: Jo. Vetmim do të thotë që dyert dhe dritaret të jenë të mbyllura në mënyrë që askush nuk e di se çfarë po ndodh në dhomë.
Pyetje: Në qoftë se dritaret janë të ngjyrosura?
Përgjigje: Në qoftë se ato janë të ngyrosura në mënyrë që të mos duket brenda në makinë kjo e ka të njëjtin gjykim si një dhomë. Atëherë ky është vetmim.