Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Vendimi i Islamit mbi artin

Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva
Fetvaja nr 5068
Anëtar: Abdullah bin Kuud
Anëtar: Abdullah ibn Gudejjan
Nënkryetar: Abdurr-Rrezak Afifi
Presidenti: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
 
Pyetje: A është ndalimi i artit një ndalim absolut apo vetëm për një kohë të caktuar?
 
Përgjigje: Arte, të tilla si skulptura dhe fotografitë e qenieve që kanë shpirt, janë absolutisht haram pavarësisht për cilën kohë bëhet fjalë, me përjashtim në rast urgjent, si të bësh një foto për një pasaportë ose kartë identiteti, ose të fotografuarit e të dyshuarve për identifikimin e tyre, ose për një provim apo një punë, ose në rastet tjera të ngjashme ku imazhet parandalojnë mashtrimet dhe për të ruajtur sigurinë. Pra, fotografitë janë të lejuara nëse ekziston një nevojë reale për to.
 
Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi qofshin mbi profetin tonë Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij

Shpërndaje: