“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Vendimi mbi varjen e fotografive në mure

Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, fetvaja nr 3059
 
Anëtar: Abdullah bin Kuud
Anëtar: Abdullah ibn Gudejjan
Nënkryetar: Abdurr-Rrezak Afifi
Kryetari: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz
Përgatiti: www.perlat-muslimane.com
Pyetje: “Çfarë është Vendimi mbi varjen e fotove në mur, sidomos imazhet e figura të shquara të tilla si mbretër, Ulemah (dijetarët) dhe njerëzve të drejtë që shpirtrat janë të prirur për t’i lavdëruar ata?”
Përgjigje: “Fotografimi apo vizatimi i qenieve të cilat kanë shpirt dhe të varurit e tyre në mure është e ndaluar pavarësisht nëse ato janë në formë skulpture apo jo dhe nëse ata janë mbretërit, dijetaret, njerëzit e drejtë apo tjerë. Kjo është për shkak të kuptimit të përgjithshëm të hadithit autentik te transmetuar nga Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) në këtë lidhje me këtë. Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) i tha Aliut (radija Allahu anh):
 
”Mos e lerë asnjë imazh pa e shkatërruar dhe as një varr pa e rrafshuar.”(Muslim, et-Tirmidhi, en-Nesai ).
 
Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij.”

Shpërndaje: