“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Vendimi për atë që braktis agjërmin dhe namazin

Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva

Burimi: Fatauah Nur ala Darb Kaseta 293

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Nëse një person ka braktisur namazin dhe agjërimin gjatë një periudhe të jetës së tij, dhe pastaj u pendua tek Allahu dhe fillojë të agjërojë gjatë Ramazanit, a duhet të kompensojë namazet dhe agjërimin që ka humbur?
 
Përgjigje: Sipas mendimit të saktë të dijetarëve personi i tillë nuk është i obliguar t’i kompensojë ato, dhe pendimi do t’i mjaftojë,  i Lavdëruar qoftë Allahu. Pendimi i saktë dhe i sinqertë është i mjaftueshëm.
 
Profeti ka thënë:
 
Islami fshin çdo mëkat para Islamit dhe pendimi fshin çdo gjë që ka nodhur para tij (pendimit).
 
Ai që braktis namazin bëhet kafir për shkak të braktisjes. Në qoftë se ata kthehen në Islam dhe pendohen nuk kërkohet asnjë kompensim ashtu siç nuk kërkohet prej kufarëve tjerë. Nëse ata braktisin namazin, ata do të trajtohen si dezertuesit e tjerë të cilët më vonë u kthyen në Islam, dhe ata nuk janë të obliguar që të kompensojnë namazin dhe as agjërim që ata kanë humbur.

Shpërndaje:

Dela på facebook
Dela på whatsapp
Dela på telegram