Imam Ibn Kethir ed-Dimeshki (vdiq. 774)
Burimi: Kasas-ul-Anbija, faqe. 481
Maktabah el-Furkan, 1422/2002
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Tani më u përmend më parë se Isau salAllahu alejhi ue selem është lindur në Betlehem, afër Jeruzalemit. Uehb bin Munebih pretendoi se ai ishte lindur në Egjipt, dhe se Merjemja udhëtoi me Jusuf bin Jakub en-Nexhxharin mbi një gomar.
Megjithatë kjo nuk është e vërtetë. Hadithi i lartpërmendur dëshmon se ai ka lindur në Betlehem. Çfarëdo që e kundërshton këtë është e rreme. Allahu (Te’ala) ka thënë:
وَجَعَلْنَا ابْنَ مَرْيَمَ وَأُمَّهُ آيَةً وَآوَيْنَاهُمَا إِلَى رَبْوَةٍ ذَاتِ قَرَارٍ وَمَعِينٍ
”Ne e bëmë birin e Merjemes dhe nënën e tij mrekulli për njerëzimin dhe i strehuam rrëzë një kodre të qetë me burime uji.” 1
Selefët dhe komentatorët e Kuranit nuk janë të një mendimi mbi këtë kodër të qetë, të cilën e përmendi Allahu. Ai tha se ajo ofroi prehje dhe burime të shëndetshme, e cila është një pamje e çuditshme. Edhe pse kjo lartësi është një kodër e qetë e cila gjendet në lartësi, ka burime të shëndetshme në të që gjithashtu të lira rrjedhin në tokë.
Është thënë se kjo është vendlindja e Mesiut dhe palma e Jeruzalemit:
فَنَادَاهَا مِن تَحْتِهَا أَلَّا تَحْزَنِي قَدْ جَعَلَ رَبُّكِ تَحْتَكِ سَرِيًّا وَهُزِّي إِلَيْكِ بِجِذْعِ النَّخْلَةِ تُسَاقِطْ عَلَيْكِ رُطَبًا جَنِيًّا
”Një zë e thirri nga poshtë: ”Mos u pikëllo, se Zoti yt të ka bërë një burim uji poshtë teje!” 2
Shumica nga Selefët kanë thënë se ky ujë ishte një lumë i vogël.
Pos kësaj është transmetuar nga Ibn Abasi nëpërmjet një zinxhiri të mirë se ai ka thënë:
”Këta janë lumenjtë e Damaskut.”
Ndoshta ai donte ta krahasonte këtë vend me lumenjt e Damaskut.
1 El-Mu’minun 23:50
2 Merjem 19:24-25