Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (17/24-25)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Çfarë mendoni për hajmalitë me ajete të Kuranit që vendosen nën jastëk ose lagen në ujë dhe pastaj ai ujë pihet?
Përgjigje: Është e ligjësuar kurimi me Kuran. Ebu Said el-Khudri (radijAllahu anhu) ka thënë:
“Një grup i shokëve të dërguarit të Allahut ﷺ ishin në një udhëtim kur kaluan pranë një fisi arab. Sahabët u kërkuan që t’u bënin konak, por ata nuk pranuan. Pastaj prijësi i atij fisi u kafshua nga një gjarpër. Ata u përpoqën ta kuronin atë në çdo mënyrë të mundshme, por asgjë nuk i ndihmoi. Disa prej tyre thanë: “Ju duhet t’i drejtoheni grupit që kaluan këtej. Ata ndoshta kanë diçka.” Ata shkuan tek sahabët dhe thanë: “Prijësi i fisit tonë është kafshuar nga gjarpri. Ne jemi përpjekur ta kurojmë atë në çdo mënyrë por kjo nuk e ka ndihmuar atë. A keni diçka?” Ata thanë: “Nuk i bëjmë rukje derisa të caktoni shpërblim për ne!” Ata u morën vesh për disa dele. Ai filloi të lexojë mbi të suren el-Fatiha dhe të fryjë në të saqë u shërua sikur të mos kishte gjë më parë.
Ata u dhanë atyre kompensimin për të cilin kishin rënë dakord. Disa prej tyre thanë: “Ta ndajmë mes veti.” Të tjerët thanë: “Mos bëni asgjë derisa të shkojmë tek i dërguari i Allahut ﷺ dhe t’i tregojmë atij çfarë ka ndodhur, dhe do të shohim se çfarë na urdhëron.” Ata shkuan te i dërguari i Allahut dhe i treguan atë që kishte ndodhur. Ai ﷺ tha: “Si e dini se bëhet rukje me këtë sure?” Pastaj ai ﷺ tha: “Ju keni vepruar korrekt. Ndajeni atë dhe më jepni mua një pjesë dhe filloi të qeshë.” 2
Pra, është e saktë dhe i dobishëm rukja me Kuran. Por në çfarë mënyre? Në të njëjtën mënyrë sikurse bënte rukje profeti ﷺ. Ai i lexonte Kuran të sëmurëve.
Sa i përket hajmalive të Kuranit, ato u lejuan nga disa prej selefëve ndryshe nga të tjerët. Për shembull, Abdullah bin Mesudi nuk e lejoi këtë ndërsa të tjerët e lejuan. Sidoqoftë, nuk është transmetuar nga selefët se hajmalitë me Kuran duhet të vendosen nën jastëk ose të varen në mure. Ne nuk mund të veprojmë diçka që selefët nuk vepruan. Edhe më keq është të lexon mbi ujë shafrani dhe më pas të shkruhen paqartësi me të në letër. Ky veprim është bidat dhe i gabuar.
1 1:1
2 Bukhari (2276) dhe Muslimi (2201).