Myftiu Salih bin Feuzan El-Feuzan
Sherh Fet’h-il-Mexhid (29)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi për personin që e vendos Kuranin Fisnik në pjesën e përparme të makinës duke besuar se kjo e largon mësyshin apo diçka të ngjashme?
Përgjigje: Kjo nuk lejohet, kjo konsiderohet hajmali, dhe kjo nuk lejohet. Kurani nuk përdoret si hajmali apo si mbrojtje. Por nëse pronari i makinës e merr Kuranin me vete dhe e vendos në makinë me qëllim që ta lexojë kur t’i jepet mundësia për të lexuar prej tij, atëherë kjo është diçka e mirë. Ndërsa nëse e vendos për të kërkuar bereqet përmes tij, apo për t’u mbrojtur nëpërmjet tij, apo e përdor si hajmali ose si mbrojtje, atëherë kjo nuk lejohet.