Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Vënia e fotografive dhe kafshëve të balsamuara në shtëpi

Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva

Burimi: Fetaua Islamijjeh 1/39

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi mbi dekorimin e shtëpive me kafshë të balsamuara që nuk është për qëllim adhurimi?

Përgjigje: Nuk është e lejuar vënia e fotografive e kafshëve të balsamuara nëpër shtëpi, zyre apo në çfarëdo vendi – siç nënkuptohet nga sunneti autentik i Profetit salallahu alejhi ue selem, që pohonë në mënyrë të prerë ndalimin e fotografive ose mbajtjen e statujave në shtëpi apo gjetiu. Arsyeja e gjithë kësaj është se kjo është prej formave që e sjell shirkun, një mënyrë e konkurrimit me Allahun në çështje të krijimtarisë dhe ngjasimit me armiqtë e Allahut. Gjithashtu, balsamimi i kafshëve është keqpërdorim i pasurisë dhe arsye për të ardhur deri tek vënia e statujave të ndryshme. Ndërsa sheriati i pastër Islam, i ka mbyllur të gjitha dyert të cilat e shpijnë njeriun në shirk apo bërje të mëkateve.

I gjithë suksesi është prej Allahut, salavatet dhe selamet qofshin mbi profetin Muhammed, mbi familjen dhe mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij.

Shpërndaje: