Alameh Shejkh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: Sherh Akidetis-Selef ue As’habil-Hadith, faqe 257
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Vepra është vetëm arsye për hyrjen në xhenet e jo vetë çmimi i saj.
Mu’tezilitë thonë se veprimi është çmimi i xhenetit. Vallë, cila është arsyeja e cila i bën ata të thonë kështu?
Ata thonë kështu për shkak se ata besojnë se, robi është krijuesi i veprave të veta! Si rezultat i kësaj, ata besojnë se Allahu është i detyruar ta fusë atë në xhenet! Nëse ai veproi vepra të mira, Allahu është i detyruar ta fusë në xhenet, dhe në qoftë se ai veproi vepra të këqija, Allahu detyrohet ta fusë në xhehenem! E lusim Allahun që të na mbrojë nga ky devijim i qartë!
Edhe pse ata e marrin si argument ajetin:
ادْخُلُواْ الْجَنَّةَ بِمَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ
“Hyni në xhenet, si shpërblim për veprat që keni kryer!” 1
Por në asnjë mënyrë ky ajet nuk është argument për këtë pretendim të tyre.
Veprimi është vetëm arsyeja për të hyrë në xhenet e jo çmimi i saj. Prandaj, i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) në një hadith thotë:
لن يدخل أحد منكم الجنة بعمله، قالوا: ولا أنت يا رسول الله؟ قال: ولا أنا إلا أن يتغمدني الله برحمته
“Askush nuk do të hyjë në xhenet për shkak të veprave të tij.”
Ata thanë: “As ti, o i dërguar i Allahut?”
Ai tha: “As unë, përveç nëse Allahu më mbulon me mirësinë dhe mëshirën e Tij.”2
1 En-Nahl 16:32
2 Bukhariu (5673) dhe Muslimi (2816)