Imam Zejn-ud-Din bin Rexheb el-Hanbeli (v. 795)
Burimi: Lata’iful-Me’arif, fq. 254-261
Përktheu: Valdet Gashi
Bukhari dhe Muslimi transmetuan nga Aishah (radijAllahu anha) e cila tha:
“Kur i dërguari i Allahut ﷺ hyri në dhjetë ditët e fundit, ai e lidhi izarin (rrobën) e tij (d.m.th. qëndronte larg marrëdhënieve intime me gratë), ishte i zgjuar gjatë natës dhe e zgjonte familjen e tij.”
Gjatë dhjetë ditëve të fundit profeti ﷺ bënte shumë ibadet, më shumë se jashtë Ramazanit.
Ai ishte zgjuar gjatë natës. Është e mundur se ai ishte zgjuar tërë natën. Është transmetuar një hadith në të cilin ka një dobësi se Aishah ka thënë:
“… ai ishte i zgjuar tërë natën …”
Prej tyre janë se ai e zgjonte familjen e tij për namaz gjatë dhjetë netëve të fundit. Ai nuk e bëri këtë herëve tjera. Tabarani transmetoi nga Aliu, i cili tha:
“Profeti ﷺ e kishte zakon të zgjonte familjen e tij dhjetë netëve të fundit të Ramazanit; të gjithë të rinj dhe të moshuar të cilët ishin në gjendje të falin namazin.”
Sufjan eth-Theuri ka thënë:
“Më e dashur për mua është që të falësh shumë namaz në dhjetë netëve të fundit dhe që të zgjosh gratë dhe fëmijët nëse ata janë në gjendje të falin namazin.”
Gruaja e Habib Ebu Muhammedit e kishte zakon t’i thoshte natën:
“Nata ka kaluar. Para nesh kemi një rrugë të gjatë dhe pak furnizim. Karavanet e të mirëve kanë shkuar para nesh dhe ne ende kemi mbetur.”
Prej tyre janë se ai ﷺ e lidhte izarin (rrobën) e tij. Dijetarët kanë mendime të ndryshme lidhur me këtë. E sakta është se ai iu shmang grave të tij. Kështu e interpretuan selefët dhe imamët e umetit këtë. Prej tyre ishte Sufjan eth-Theuri.
Prej tyre janë shtyrja e syfyrit dhe ngrënia para agimit.
Prej tyre janë se ai e kishte zakon të lahej në mes të akshamit dhe jacisë. Aishah transmeton se profeti ﷺ lahej në mes të dy ezaneve. Do të thotë në mes ezanit të akshamit dhe namazit të jacisë.
Prej tyre janë itikafi. Bukhari dhe Muslimi transmetuan nga Aishah e cila ka thënë:
“I dërguari i Allahut ﷺ e kishte zakon të bënte itikaf dhjetë ditët e fundit të Ramazanit derisa Allahu ia mori jetën.”
Bukhari ka transmetuar nga Ebu Hurejra i cili ka thënë:
“I dërguari i Allahut ﷺ e kishte zakon të bënte itikaf dhjetë ditë të çdo Ramazanit. Vitin që ai vdiq, ai bëri itikaf njëzet ditë.”
Profeti ﷺ bëri itikaf për të përjetuar natën e Kadrit. Ai nuk merrej me diçka tjetër. Ai nuk mendonte për diçka tjetër. Ai vetëm i lutej Zotit dhe nuk kujtonte kë tjetër pos Tij. Ai iu shmang njerëzve. Ai as nuk u përzi e as nuk u morr me ta. Prandaj imam Ahmedi tha se nuk është e rekomanduar për një person në itikaf që të përzihet me njerëzit, madje as për t’i mësuar ata dhe për t’ua mësuar leximin e Kuranit. Më e mira është që të vetmohesh për t’u lutur, adhuruar dhe të kujtosh Allahun.
Itikafi është një izolimi i ligjësuar. Ai duhet të bëhet në xhami në të cilat kryen namazet ditore dhe namazet e xhumasë. Një izolim ku nuk kryhen namazet ditore dhe namazet e xhumasë është i ndaluar. Ibn Abbasi u pyet në lidhje me njeriun që agjëron gjatë ditës dhe falet natën, pa marrë pjesë në namazin e xhumasë dhe namazin me xhemat. Ai tha:
“Ai është në xhehenem.”