Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/9834
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cilat janë veprat e pëlqyera në muajin e bekuar të Ramazanit?
Përgjigje: Në Ramazan ka shumë vepra të pëlqyera. Më e rëndësishmja është përkushtimi ndaj veprave që Allahu i ka bërë obligim si namazi dhe agjërimi. Përveç këtyre njeriu duhet të shtojë veprat vullnetare sikurse:
Leximi i Kuranit, falja e namazit të teravive dhe namazit të natës, bamirësia dhe ndihma ndaj të tjerëve, i’tikafi (qëndrimi në xhami me qëllim adhurimi), përmendja e Allahut sikurse thëniet “SubhanAllah”, “La ilahe ilAllah” dhe “Allahu Ekber”, qëndrimi në xhami me qëllim adhurimi, ruajtja e agjërimit nga fjalët e ndaluara dhe të urryera, si dhe nga veprat që e prishin ose e dobësojnë atë.