Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Vërejti një lëng të verdhë pasi e mbaroi sa’in

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/8088
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një gruas i erdhi cikli menstrual gjatë haxhit. Kur gjaku pushoi dhe ajo u pastrua ajo e bëri tavafin dhe sa’in ndërsa ajo nuk pa sekrecione të verdha. Pasi e përfundoi sa’in ajo pa lëngë të verdhë. A është e obliguar me diçka?

Përgjigje: Po, kjo do të thotë se ajo e bëri tavafin para se periudha e saj të ketë pushuar. Tavafi i saj nuk është i saktë, ajo u hutua, dhe është e detyruar që të kthehet mbrapa dhe të përsërit tavafin dhe sa’in.

Shpërndaje: