Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Vërtet dredhia juaj është e madhe

Imam Muhammed el-Amin esh-Shenkiti (v. 1393)

Burimi: Adhua-ul-Bejan (2/41)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com 

Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

فَلَمَّا رَأَى قَمِيصَهُ قُدَّ مِن دُبُرٍ قَالَ إِنَّهُ مِن كَيْدِكُنَّ إِنَّ كَيْدَكُنَّ عَظِيمٌ

 “E kur e pa ai (burri i saj) këmishën e tij të grisur prapa, tha: “Kjo është dredhi juaja, vërtet dredhia juaj është e madhe!”1

Kur ky ajet fisnik bashkohet me ajete të tjera, bëhet e qartë se intriga e grave është më e madhe se ajo e shejtanit. Ajeti që është për qëllim janë fjalët e Tij:

إِنَّ كَيْدَ الشَّيْطَانِ كَانَ ضَعِيفًا

“Intriga e shejtanit është e dobët.”2

Allahu tha në lidhje me gratë:

إِنَّ كَيْدَكُنَّ عَظِيمٌ

“O ju gra, vërtetë intriga juaj është e madhe.”

Dhe Allahu tha në lidhje me shejtanin:

إِنَّ كَيْدَ الشَّيْطَانِ كَانَ ضَعِيفًا

Intriga e shejtanit është e dobët.

Kjo dëshmon se intriga e tyre është më e madhe se ajo e shejtanit.

El-Kurtubiu ka thënë:

“Mukatil transmetuar nga Jahja bin Ebi Kethiri, nga Ebu Hurejra i cili tha se i dërguari i Allahut ka thënë:

“Intriga e grave është më e madhe se e shejtanit, sepse Allahu (te ala) ka thënë:

إِنَّ كَيْدَ الشَّيْطَانِ كَانَ ضَعِيفًا

Intriga e shejtanit është e dobët.”

dhe:

إِنَّ كَيْدَكُنَّ عَظِيمٌ

Vërtet dredhia juaj është e madhe!

El-Hasan el-Hasani esh-Shenkiti thanë:

Allahu nuk e bëri të madhe intrigën e tyre për tjetër gjë

Vetëm se për shkak se ato janë ato.


1 12:28

2 4:76

Shpërndaje: